Leva “kërcënon” Mylerin/ Bomberi bavarez ka shënuar 31 gola në 24 ndeshje, ja sa ka realizuar gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 20:01

Leva “kërcënon” Mylerin/ Bomberi bavarez ka shënuar 31 gola në 24 ndeshje, ja sa ka realizuar gjermani

Bajerni i Mynihut mori një fitore të çmuar në klasiken ndaj Dortmundit duke vazhduar të kryesojë i vetëm kampionatin gjerman. Kjo, falë një super Robert Levandovski, i cili shënoi tripletë, duke çuar në 31 numrin e golave sezonalë. Tani rekordi i Gerd Mylerit është edhe më shumë i arritshëm duke parë që ish-bomberi i kombit në vitin kur regjistroi 40 gola në sezon, kishte shënuar vetëm 25 herë në 24 ndeshje.

Robert-Lewandowski-Bayern-Munich-Champions-League

Gjithçka flet për lojtarin më të mirë në botë, polakun, i cili nuk di të ndalet duke ndihmuar skuadrën të qëndrojë në majë. “Roberti është jetik për skuadrën, pa të ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ai është një shtysë më shumë. Shpresoj që në fund ai ta thyejë rekordin e Gerdit”, ishin fjalët e Hansi Flikut pas sfidës me Borusian e Dortmundit. Statistikat e lojtarit janë perfekte. Me 1.3 gola për ndeshje, Roberti është projektuar të shënojnë 44 gola në fund të sezonit duke vendosur një rekord që do të mbetej gjatë në kampionat. Kujtojmë se rekordi i Gerd Mylerit është prej 40 vitesh i pathyer, edhe pse ky mund të jetë viti i duhur.

Nëse jo Leva, kush tjetër mund ta bëjë këtë gjë? Me 267 gola në 344 ndeshje në kampionat, Leva renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Bundesligës. Sigurisht që në garën për “Këpucën e Artë” askush nuk mund të renditet para tij. As Erling Haland, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin gjerman.

Lewandovski

Norvegjezi, edhe pse shkëlqeu në pjesën e parë në klasike, nuk mjaftoi për skuadrën e tij që të dilte të paktën me një pikë nga “Allianz Arena”. Tani gjithçka do të varet vetëm nga kampionët të cilët kanë në dorë fatin e tyre, ashtu siç ka në dorë Levandovski fatin e tij për të shkruar emrin në listën e artë të golashënuesve në Bundesligën gjermane. “Gerd Myler do të ishte i lumtur nëse rekordi i tij do të thyhej nga Levandovski”, shprehej Franc Bekenbuer para disa javësh duke ia uruar polakut të bëhet lojtari me më shumë gola në një sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"