Lëv vlerëson ekipin para Irlandës së Veriut: Gjermania ngre frenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 18:57

Lëv vlerëson ekipin para Irlandës së Veriut: Gjermania ngre frenat

Gjermania do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit për kualifikueset e “Euro 2020”.

Lev

“Pancerat” kryesojnë grupin, edhe pse nuk e kanë të sigurt vendin e parë, pasi Holanda mund t’i parakalojë ata nëse fiton dhe skuadra e Lëvit ndalet nga irlandezët veriorë. Trajneri gjerman u shpreh se skuadra e tij do të ketë të njëjtin impenjim si në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë.

Sa i kënaqur jeni me këtë vit futbollistik?

Në fillim dua t’i bëj komplimentet e mia skuadrës, kjo pasi ajo arriti të kualifikohej për në Europian. Luajtëm me djem të rinj, të cilët nuk kishin qenë më parë në ndeshje të tilla. Ishte një vit i vështirë, sidomos në fillim, pasi ashtu siç e dini jemi në një vit tranzicioni. Por skuadra u rrit me kalimin e muajve dhe nisi të shfaqte potencialin e saj. Grupi i lojtarëve me të cilët vendosa të punoja ishte shumë profesionist dhe i gatshëm për të bërë atë që i kërkoja, të gjithë kishim vetëm një qëllim, të rikthenim emrin e Gjermanisë aty ku i takonte. Tani mund të jemi të lumtur, edhe pse e dimë që pjesa më e vështirë nuk ka nisur ende për ne. Do të jetë një vit i gjatë ai i 2020-ës.

Është kjo një skuadër me kualitet?

Është një skuadër që luan me shumë dëshirë dhe përkushtim. Energjia është gjithmonë aty duke na ndihmuar për të kapërcyer edhe momente që nuk kanë ecur siç i kishim planifikuar. Fryma e ekipit është shumë pozitive dhe djemtë shkojnë mirë brenda dhe jashtë fushe, por në aspektin futbollistik mund të them që skuadra si Anglia, Franca, Spanja, Italia dhe Belgjika janë më përpara. Tranzicioni i tyre ka ndodhur më parë. Ndaj, mund t’ju them se unë nuk e shikoj skuadrën time si favoritja për në Europianin në verën e ardhshme, megjithatë ne do të përgatitemi me seriozitet dhe do të mundohemi të bëjmë një kompeticion të mirë. Të presësh shumë nga kjo skuadër dhe të rrisësh presionin ndaj saj nuk do të na ndihmojë të shkojmë larg, ndaj duhet të jemi të qetë. Potenciali dhe kualitetet janë, por ato duhet të rriten akoma me kalimin e kohës.

Si e keni përgatitur ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut?

Nesër (sot) me siguri që do të bëjë një apo dy ndryshime. Disa lojtarë kanë nevojë për të luajtur dhe shansi më i mirë është në ndeshjen e radhës.

Cili do të jetë formacioni?

Kam planifikuar një ndryshim në krahun e majtë, me Shulcin që do të mbesë jashtë, pasi ka probleme me gjurin. Ter Shtegen do të luajë nga minuta e parë. Në mesfushë do t’i besoj sërish Kimish-Kros-Gyndoan.

E keni menduar skuadrën që do ta rreshtoni në Europian?

Nuk e di se si do të jetë situata në vitin tjetër. Kemi lojtarë që ndodhen në fazë rikuperimi dhe nuk dihet se sa kohë do t’i duhet për t’u rikthyer. E rëndësishme është edhe forma që lojtarët do të kenë muajt janar-shkurt.

Jeni kurioz për shortin e fazës finale më 30 nëntor?

Nuk ka rëndësi nëse jemi në vazon e parë apo të dytë. Portugalia dhe Kroacia mund të jenë gjithashtu të dytat dhe më në fund mund të ndeshemi prapë me ta. 2018-ta tregoi se në ndeshjet në grupe nuk mund të tolerosh asnjë kundërshtar. Të gjitha skuadrat duhen vlerësuar seriozisht, nuk ka më ekipe të lehta. Të presim se çfarë do të ndodhë dhe më pas të vlerësojmë situatën.

Po mendoni të vendosni Xhan në mbrojtje?

Ai është një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione. Në ndeshjet ndërkombëtare ka një eksperiencë të madhe. Më pëlqeu loja e tij si qendërmbrojtës ndaj Argjentinës. Në dyluftime është i zoti dhe kjo është ajo çfarë duhet në atë pozicion. Po mendoj ta aktivizoj prapë në atë pozicion, duke parë edhe situatën jo të mirë që kemi në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"