Lëv kërkon 3 pikët me Holandën: Kuman një trajner i madh, të fitojmë për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 17:34

Lëv kërkon 3 pikët me Holandën: Kuman një trajner i madh, të fitojmë për tifozët

“Gelsenkirchen” do të luhet sot në orën 20:45 klasikja midis Gjermanisë dhe Holandës. Skuadra e trajnerit Joakim Lëv kërkon të fitojë ndeshjen përballë publikut të saj. Tekniku i “Pancerave” shpreson të dhurojë spektakël për të treguar se skuadra e tij tani luan ndryshe nga ajo që u pa në Botërorin e Rusisë.

Lev

Çfarë prisni në ndeshjen ndaj Holandës?

Jemi të gjithë të zhgënjyer që ramë nga Liga A. Por, kjo nuk na i ka prerë këmbët. Në 2020 do të luhet sërish, vetëm se në një kategori më poshtë. Ndaj Holandës do të luhet ende për pikë. Duam të zhvillojmë një ndeshje të mirë përballë publikut tonë për të treguar se jemi në rrugën e duhur.

Si është gjendja e Marko Rojsit?

Nuk mund të them me siguri nëse do të jetë në lojë apo jo. Skuadra është në gjendje të luajë me të dyja sistemet. Dje në darkë ka ndier disa dhimbje në këmbë. Të shohim sesi do të jetë gjendja e tij pas stërvitjes së fundit. Nëse ai do të ndihet mirë, atëherë do të jetë në lojë.

Çfarë mundësish keni tjetër?

Kemi një sistem loje me tre dhe me katër. Skuadra mund të adoptohet në disa mënyra. Mats Humels është gati dhe Hektor gjithashtu. Edhe Kai Havertz mund ta nisë lojën nga fillimi.

2018 ishte një vit i zi, si e parashikoni 2019?

Në përgjithësi ishte një vit i vështirë për ne, me disa zhgënjime. E rëndësishme është që tani kemi marrë disa mësime nga ato humbje. Tani kam më shumë lidhje me Oliver Birhofin dhe Oliver Shtruncin, trajnerin e U-21. Po shohim zgjidhje për të ardhmen. Pas një faze të gjatë suksesi, ishte e pritshme një zhgënjim i tillë. Kjo është diçka normale në futboll dhe këtë e kanë përjetuar edhe kombëtare të tjera para nesh. E rëndësishme është që të përmirësohemi. Jam shumë i sigurt që diçka e tillë do të ndodhë. Skuadra ka një prespektivë të mirë. Shumë lojtarë të rinj kanë filluar të konfirmohen në nivele të larta.

Kundërshtari i radhës është Holanda, si do të ndesheni me ta?

Holandezët janë gjithmonë energjikë dhe luajnë në mënyrë agresive me topin. Ata kanë arritur të afirmojnë lojtarë të rinj dhe të talentuar në skuadër. Nën drejtimin e Roalnd Kumanit kanë arritur të ngjitën në lojën e tyre. Ai ka ide të qarta dhe dëshiron të luajë një futboll të bukur dhe kreativ. Ne do të kërkojmë të luajmë lojën tonë dhe të shpresojmë në një rezultat pozitiv. Kjo fitore do t’u dedikohej tifozëve tanë që kanë kaluar një vit jo shumë pozitiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"