“Lëv është fajtori për rezultatet zhgënjyese”, legjenda e Gjermanisë nuk kursen as futbollistët: Në kohën time mezi bënim gjumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 15:27

“Lëv është fajtori për rezultatet zhgënjyese”, legjenda e Gjermanisë nuk kursen as futbollistët: Në kohën time mezi bënim gjumë

Për ish-lojtarin e kombëtares gjermane, përgjegjësi kryesor për këtë situatë në kombëtaren gjermane është vetëm trajneri Joakim Lëv. Sipas tij, për Gjermaninë luajnë lojtarë të cilët me klubet e tyre qëndrojnë në stol. “Shohim në fushën e lojës lojtarë si Niko Shulc i cili në skuadrën e Dortmundit është rezervë. Ai thërritet sistematikisht nga Lëv në kombëtare, edhe pse nuk sjellë asgjë në skuadër. Nuk është çudi që askush nuk hap televizorin për të parë ndeshjet e Gjermanisë”, tha Mateus për “Sky”.
730x480-img-61315-joachim-loew-dan-lothar-matthaus-sumber-twitter
“Skuadra u barazua për herë të pestë radhazi në ndeshjet e fundit, tri herë vetëm në takimin me turqit. Këto janë dështime taktike të shkaktuara nga trajneri Joakim Lëv i cili vazhdon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për rezultatet e dobëta”, shpjegon lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën e Gjermanisë në karrierën e tij.
gjermania
Në fund Lotar bëri edhe një apel për lojtarët të cilëve u kërkon të jenë më të përgjegjshëm në fushën e lojës kur luajnë për ngjyrat e kombit të tyre. “Në kohën time, kur thirreshim në kombëtare, ishte e vështirë të bënim një sy gjumë. Emocionet ishin shumë të mëdha, në fushë jepnim gjithçka. Këtë gjë nuk e ndiej, nuk e shoh te lojtarët. Më duket sikur ata preferojnë të qëndrojnë në klubet e tyre dhe jo të luajnë për fanellën e kombëtares gjermane”, përfundoi Mateus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"