Lëv analizon Botërorin: Doja të perfeksionoja stilin e lojës, por ishim…arrogant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 14:33

Lëv analizon Botërorin: Doja të perfeksionoja stilin e lojës, por ishim…arrogant

Gjermani bëri një paraqitje katastrofale në Botërorin e Rusisë teksa nuk kaloi dot as fazën e grupeve. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv nuk prodhoi lojë e për pasojë mundonin finalizimet. Megjithatë tashmë trajneri kthehet edhe njëherë për të analizuar ata cfarë ndodhi në Rusi teksa shprehet:

joakim lev

“Gabimi im më i madh ishte mendimi që me stilin tonë dominant të lojës do të kishim kaluar fazën e grupeve. Kur vijon me këtë lloj loje, të gjitha kushtet duhet të jenë favorshme për t’u bërë ballë rreziqeve të mëdha. Këto kushte nuk ishin të përshtatshme për ne në këto ndeshje. Sjellja jonë ishte gati-gati arrogante. Doja që stilin tonë të lojës ta perfeksionoja me kalimin e ndeshjeve. Do të ishte më mirë ta kisha përgatitur ekipin sikurse veprova në vitin 2014, me ekuilibër të plotë mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"