Letonezët duan fitoren edhe në Shqipëri, mbrojtësi shqiptar i Ventspils: Kam emocione këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 22:33

Letonezët duan fitoren edhe në Shqipëri, mbrojtësi shqiptar i Ventspils: Kam emocione këtu…

Trajneri i skuadrës letoneze të Ventspils, foli sot në konferencën për shtyp në Elbasan Arena, aty ku do të luhet edhe ndeshja nesër, për takimin e nesërm të kthimit. Ai theksoi se e di mirë që Luftëtari do bëjë të pamundurën, por ekipi i tij bo luajë për fitore. Edhe mbrojtësi shqiptar i Ventspils, ish-i i Shkëndijës dhe Renovës, deklaroi se ka emocione të veçanta për këtë sfidë.

trajneri ventspils mezhit neziri

“Kemi luajtur vetëm ndeshjen e parë dhe kemi të dytën nesër (sot). Luftëtari është një ekip i mirë, por në shënuam në të gjitha rastet që patëm në pjesën e parë. E dimë që kundërshtari do të bëjë të pamundurën për të treguar më të mirën para tifozëve të vet. Në do luajmë pa e menduar që kemi fituar në ndeshjen e parë. Përsa i përket fitores nuk e mendonim se do fitonim kaq thellë, luajtëm më shumë me kundërsulme dhe lojtarët tanë zbatuan detyrat. Nuk kemi ardhur për t’u mbrojtur, por për të luajtur futboll dhe do te mundohemi për të fituar edhe në Shqipëri, sepse ekipi ynë luan shumë mirë si mysafir. Përsa i përket euforisë kjo nuk është tek ne, e kemi pasur të vështirë për ta analizuar kundërshtari, sepse bëhet fjalë për një ekip shumë te mirë që dëshiron të luajë futboll. Ata kanë disa lojtarë të mirë në skuadër dhe duhet të tregojmë kujdes, pasi janë të rrezikshëm edhe në goditjet standarte”.

MEZHIT NEZIRI – “Normalisht kam emocione të veçanta, sepse nuk është e njëjta gjë si të isha në një shtet tjetër. Është një ndjenjë shumë e mirë për mua dhe pres që kjo gjë të më motivojë më shumë. Përsa i përket ndeshjes mendoj se nuk do të jetë e lehtë, pasi Luftëtari e tregoi se është një ekip shumë i mirë dhe këtë e dimë, pasi kemi bërë analizat tona dhe çdo lojtar është i përqendruar që të zbatojmë detyrat dhe të vërtetojmë atë ndeshjen e parë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë”.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"