Lesbiket, Rraklli: Nuk kam pasur raste të tilla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 12:58

Lesbiket, Rraklli: Nuk kam pasur raste të tilla

?

Deklarata shokuese e një dite më parë për “Panorama Sport” e futbollistes së Juban Danjës, Marçela Ndoci, se në futbollin e femrave nuk mungojnë lesbiket ka indinjuar pa masë trajnerin e Kombëtares, Altin Rraklli. 17- vjeçarja Ndoci ka pranuar të rrëfejë mbi ekzistencën e femrave që kryejnë marrëdhënie me femrat në ekipet e ndryshme të kampionatit shqiptar.

Por, sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare të futbollit të femrave, ndërsa tregon se si ajo vetë është ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar duke u larguar nga vendi ku është ngacmuar nga një tjetër futbolliste e Kombëtares shqiptare.

Në një reagim për gazetën, kreu i pankinës kuqezi u shpreh se kjo është hera e parë që dëgjon një rast të tillë për sa kohë ka qenë trajner. Mes të tjerash, Rraklli sqaron se futbollisten në fjalë e ka grumbulluar në një ndeshje që ka luajtur kundër Kroacisë. “Dua të sqaroj në pozicionin e trajnerit të kombëtares se nuk merrem kurrsesi me prirjet e futbollisteve, por gjithë kohës jam i përqendruar në përgatitjet në futbollin e femrave. Ju bëj me dije se kurrë më parë nuk kam pasur problem të kësaj natyre. Nuk di sikurse pretendon futbollistja që gjatë kohës që ka qenë e grumbulluar të ketë pasur një precedent të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"