Lerda në fije të perit, ja situata aktuale te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 11:11

Lerda në fije të perit, ja situata aktuale te Partizani

Humbja në derbi është e pranueshme, ndonëse te Partizani ishte harruar shija e disfatës. Por, besëtytnitë e kombinimit të datës 13 dhe ditës së premte duket se sollën ters te “demat”, të cilët mbrëmë u thyen pas gati 6 viteve nga Tirana.franko lerda

Për shumë arsye disfata është përjetuar keq në kampin e kuq, ku pas ndeshjes asnjë nga protagonistët e fushës nuk preferoi të fliste për mediat. Për pjesën dërrmuese të opinionit, por edhe vetë pjesëtarëve të kuq, të cilët nuk preferonin të flisnin publikisht, humbja ishte gatuar para se të niste takimi.

Përzgjedhja e formacionit bazë, ku trajneri Lerda eksperimentoi si dhe më pas ndërrimet e bëra dhe ndryshimi i taktikës në fund, bënë që Partizani të gjunjëzohej pikërisht në premierën e stadiumit të ri. Situata e zymtë që ka mbështjellë humbja në derbi mund të lërë pasoja për trajnerin Lerda, fati i të cilët është në fije të perit tashmë.

Ndonëse nuk u tha publikisht, nën zë u pranua se italiani po kalon orët e fundit në kryeqytetin shqiptar. Nëse pranohet që të drejtojë edhe këto dy ndeshje të mbetura për këtë vit, të cilat luhen brenda javës tjetër, gjasat janë që Lerda të mos kthehet te Partizani pas kremtimit të festave të fundvitit. Fati i trajnerit italian ka qenë thuajse i paracaktuar që në fillim, pasi asnjë trajner i huaj nuk e ka mbyllur një sezon të plotë. Pas ndeshjes Lerda u largua me dy djemtë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"