“Lerda ka merita për fitoren ndaj Vllaznisë”, Dalipi: Avantazhi i të kuqve është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 22:51

“Lerda ka merita për fitoren ndaj Vllaznisë”, Dalipi: Avantazhi i të kuqve është…

Klevis Dalipi është i ftuar në emisionin e “News24”, “Sport News 24”, aty ku ka folur për ndeshjen e Tiranës ndaj Laçit. Dalipi shprehet se mbrojtja e Tiranës, e qarkullon shumë mirë topin dhe se Kale bëri diferencën në këtë sfidë. Ndër të tjera ai skanoi dhe sfidën e Partizanit ndaj Vllaznisë.

bandicam 2019-10-20 22-29-42-841

Tirana dhe golat e pësuar? “Tirana ndaj Partizanit, zhvilloj një 30 minutësh shumë të mirë. Ndërsa në ndeshjen ndaj Laçit, Tirana bëri mirë. Nëse do të kishte tifozë, lojtarët do të kërkonin të bënin diçka më shumë duke dalë nga detyrat, gjë që mund t’i dëmtonte. Ajo që më pëlqen te Tirana, është zotërimi i topit, nga komplet reparti i mbrojtjes. Ajo që është më e rëndësishmja, është të shënosh shumë dhe të pësosh pak. Goli i pësuar nuk ishte vetëm faji i qendrës së mbrojtjes, por edhe meritë e sulmuesit që lëvizi mirë mes tyre. Lojtarët në vijën e sulmit, konkretizuan mirë. Kale bëri një ndeshje shumë të mirë, kishte ardhur pas sfidash shumë të mira. Tani Tiranës i duhet qetësia, rezultatet të japin qetësinë të punosh gjatë javës për ndeshjen që vjen”.

Partizani fiton ndaj Vllaznisë? “Partizani në këtë takim ka marrë super vlera. Trajneri ka bërë disa lëvizje shumë të zgjuara dhe merr merita në këtë takim. Vllaznia mbron shumë mirë me të gjitha forcat dhe kundërsulmon shumë mirë. Trajneri i tyre aktivizon lojtarët më në formë. Vllaznia ka bërë ndeshje të nivelit të lartë, deri në minutën e 75-të, kur Lerda bëri lëvzijen e tij më të mirë, duke nxjerrë Brojën e duke kthyer Idrizajn në mbrojtje dhe nxori Malën në mesin e fushës.

Kjo lëvizje rezultoi efikase. Krymi dhe Ramadani nuk mund të mbanin ritmin gjatë gjithë lojës, kështu që Mala dhe Kordeiro u rritën fizikisht. Në 15 minutat e fundit, Partizani ishte më i freskët dhe fitoi të gjitha duelet. Vllaznisë te goli i tretë nuk mund t’i vësh shumë faji, pasi sulmoi për golin e barazimit”.

Avantazhi i Partizanit?  “Është luks të kesh në skuadër Asanin dhe Bardhin, të cilët u futën dhe ndryshuan ritmin e lojës. Gjë që do ta ndihmojë shumë Partizanin gjatë sezonit”.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"