Lerda i detyruar për ndryshime në derbi, shikoni dy formacionet e mundshme të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 21:02

Lerda i detyruar për ndryshime në derbi, shikoni dy formacionet e mundshme të Partizanit

Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Laçit dhe Bylisit, trajneri Franko Lerda i ka besuar të njëjtit formacion. Por, për derbin trajneri italian është i detyruar të bëjë ndryshime, të cilat vijnë për shkak të pezullimit nga kartonët të dy mesfushorëve, Bruno Telushi dhe Rron Broja. 

partizanii

Përveç dy të pezulluarve nga kartonët, te Partizani është edhe çështja “Mala”, pasi klubi e ka ndëshkuar mesfushorin për mosrinovimin e kontratës, ndaj nuk ka qenë i grumbulluar për dy sfidat e fundit. Gjasat janë që edhe ndaj Tiranës Mala të mos llogaritet në dispozicion të trajnerit. Formacioni i mundshëm mbetet edhe në varësi të skemës që trajneri Lerda do të zgjedhë për këtë sfidë, 4-3-3, 3-5-2 ose 3-4-3.

fa

Nëse do të luhet me tre mbrojtës prapa, si në fillim të sezonit, i bie që Bitri, Boldor dhe Belica të formojnë mbrojtjen, ndërsa mesfusha të kompozohet me Idrizajn në të djathtë, Trashin në të majtë dhe Melo me Romeron në qendër. Ndërsa faza sulmuese nuk është problem, pasi alternativa ka plot, ku mund të luajë treshja e dy javëve të fundit, Çinari-Bardhi-Asani, ose Solomon në vend të Bardhit.

45

Me skemën me katër mbrojtës, i bie që në fushë para kapitenit Hoxha të rreshtohen Idrizaj, Boldor, Belica dhe Trashi. Treshja e mesfushës mund të përzgjidhet me Melon, Romeron dhe Çinarin, ndërsa sulmi mund të formohet nga Bardhi dhe Asani në krahë dhe Solomon në qendër. Gjithashtu edhe Kote është një alternativë për mesfushën. Por, mund të luajë edhe Trashi në mesfushë dhe Hakaj të pozicionohet në të majtë të mbrojtjes.

 ILIR CARA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"