Leonardo rrit presionin për ta sjellë te PSG-ja, por Alegri këmbëngul se po mëson anglishten…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 21:23

Leonardo rrit presionin për ta sjellë te PSG-ja, por Alegri këmbëngul se po mëson anglishten…

Me kampionatin thuajse në “xhep” dhe pas kualifikimit me përmbysje në Champions ndaj Dortmundit, te PSG-ja vazhdojnë të planifikojnë të ardhmen, duke nisur nga stoli. Trajneri Tomas Tuhel duket se e ka të shënuar fatin e tij, pasi qoftë edhe fitorja e Champions-it nuk do ia mohojë shkarkimin.

Leonardo

Përplasjet e shpeshta me yjet e skuadrës nuk i pëlqen aspak drejtorit teknik Leonardo, i cili këtë mungese disiplinimi të Tuhelit nuk e toleron dot. Ndaj, numri dy i klubit ka rritur së tepërmi në orët e fundit presionin ndaj ish-juventinit Masimiliano Alegri. Kontaktet me menaxherin e “Kontit Maks” janë të vazhdueshme, por mesa duket është vetë Alegri që nuk duket i bindur nga një aventurë në klubin francez, pasi dëshira më e madhe e livornezit është Premier Liga.

Prej kohësh trajneri po mëson anglishten dhe nuk ka ndërmend që të heq dorë nga dëshira e tij, me Manchester Junajtid që duket skuadra më e kuotuar për të blerë shërbimet dhe eksperiencën e ish-juventinit. Gjithsesi, duke njohur Leonardon, drejtori brazilian i PSG-së nuk do të dorëzohet shpejt për Masimiliano Alegrin, për të cilin është gati një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"