Leonardo “për pazar” në Itali, zbulohen 3 objektivat për mesfushën e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2020 | 23:06

Leonardo “për pazar” në Itali, zbulohen 3 objektivat për mesfushën e PSG-së

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo është i vendosur për të nënshkruar me një mesfushor të Serisë A. Tre nga emrat e pëlqyera nga braziliani janë Ismail Benaser, Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Lorenzo Pelegrini.

leonardo

Mesfushori i talentuar i Milanit është objektivi numër 1 i Leonardos, raporton “Le 10 Sport”, që shton se kuqezinjtë nuk do të dëgjojnë oferta nën 30 milionë euro.

benaser

Faktikisht Milani e bleu algjerianin vetëm 15 milionë euro në merkaton e verës së kaluar nga Empoli dhe kështu do të fitonte goxha nga shitja e tij, pavarësisht se duhet theksuar që ai ka arritur të përshtatet mjaft mirë në mesfushën e “Djallit” dhe është kthyer në lojtar kyç.

Benaser është objektivi i parë i PSG-së nga tre lojtarët e sipërpërmendur edhe për faktin se Sergej kushton rreth 100 milionë euro, ndërsa vlera e Pelegrinit është rritur ndjeshëm në merkato edhe pse klauzola e lirimit nga Roma është 30 milionë euro.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"