Leonardo largohet dhe “thumbon” PSG-në: E solla unë Mesin këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 13:05

Leonardo largohet dhe “thumbon” PSG-në: E solla unë Mesin këtu

Leonardo Nashimento nuk është më pjesë e Paris SG-së. Ishlojtari dhe trajneri brazilian, i cili mbërriti në skuadrën parisiene në vitin 2019 për të marrë drejtimin e çështjeve sportive në klub, u ka dhënë lamtumirën e fundit kampionëve të Francës.

6756756777

Ai ka zgjedhur një rrugë ndryshe, duke u treguar i qetë e i heshtur. Por, dje ai ka thënë një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe”, duke u ndalur në pikat më kulmore të karrierës së tij në Paris. Duke folur për largimin e tij ai ka thënë: “Kam folur me klubin për këtë temë, por më duket patetike të dal para të gjithëve e të them fjalitë standarde:

Faleminderit, e mirupafshim. Unë po largohem me zero pishman, sinqerisht zero pishman. Unë kam këndvështrimin tim dhe kaq. Bilanci që i bëj vetes është se mund të kisha bërë më mirë, kjo është pak, por e sigurt”. Një nga dështimet që çuan në largimin e Leonardos nga drejtimi i Paris SG-së ishte dështimi në Ligën e Kampioneve, por edhe për këtë temë braziliani e ka një shpjegim.

“Mund dhe duhet të kisha bërë më mirë, por kur mendoj kohën time në Francë janë 7 tituj kampion në Francë dhe shumë trofe të tjerë në këtë vend. Kemi arritur një finale në Ligën e Kampioneve dhe kam afruar në skuadër Leo Mesin. Mund të thonë gjithçka kundër meje, por kjo e zhbën faktin se isha unë që solla Mesin në Paris”.

Nga ana tjetër braziliani ka hedhur poshtë faktin se pas shkarkimit të tij qëndron Kilië Mbape. “Kjo nuk ka lidhje me të. Të paktën mua nuk më kanë thënë se ishte dëshira e Mbapesë që unë të largohesha”, ka sqaruar ai. Braziliani është gjithashtu i vetëdijshëm se dështimi në Ligën e kampioneve ishte fundi i një cikli për të.

Për më tepër duke parë investime kolosale të klubit, por tani është koha për të kthyer faqe dhe se e ardhmja e tij duket e lidhur me një transferim të mundshëm në Spanjë te Sevilja ku do të gjejë një ish-milanist si Gatuzo. “Kemi biseduar dhe kaq, por nuk ka gjë konkrete”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"