Leonardo i zhgënjyer: Milani mentalitet prej vendi të 7-të, duhet të ndryshojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 12:01

Leonardo i zhgënjyer: Milani mentalitet prej vendi të 7-të, duhet të ndryshojmë

Në dalje nga stadiumi, drejtori teknik, Leonardo, u shpreh shumë i zhgënjyer mbi barazimin e Milanit kundër Atalantës. Sipas brazilianit, ekipi ka probleme përqendrimi dhe mentaliteti, teksa për mediat e pranishme shpjegoi edhe këndvështrimin e tij duke thënë se:

leonardo

“Duhet të ndryshojmë këtë mentalitet prej vendi të shtatë. Duhet ndryshuar në rang drejtuesish, por edhe si skuadër në fushën e lojës. Mund të arrijmë rezultate të rëndësishme që në këtë sezon, i cili sapo ka nisur. Objektivi kryesor është gjetja e një mendësie fituese. Nuk jemi konstantë në fushë dhe përqendrimi nuk është i pranishëm në të gjithë harkun kohor të ndeshjeve”.

leonardo maldini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"