Leo Mesi rikthen Ikardin në Paris, Uanda Nara përshëndetet me tifozët e Galatasarait: Realizuam një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 13:38

Leo Mesi rikthen Ikardin në Paris, Uanda Nara përshëndetet me tifozët e Galatasarait: Realizuam një ëndërr

Mauro Ikardi mbylli një sezon shumë të mirë në Turqi duke fituar titullin kampion me Galatasarain. Sulmues argjentinas ka përfunduar sezonin në Stamboll dhe në të njëjtën kohë edhe huazimin e tij e tani duhet të rikthehet në Paris, ku e pret PSG-ja.

ikardi

Mediat franceze raportojnë se Ikardi do të jetë pjesë e PSG-së, të paktën deri sa të ketë një vendim të dytë për të. Me largimin e Mesit, lirohet një vend në sulm dhe në Francë e shohin Ikardin si sulmuesin që mund të jetë një armë e fortë për trajnerin në rastet kur skuadrës i nevojitet.

Ndërkohë, Uanda Nara është përshëndetur në rrjetet sociale me Galatasarain, duke shtuar se është realizuar një ëndërr. “Unë i përgëzoj të gjithë tifozët e Galatasarai. Ndihem pjesë e kësaj familjeje të madhe, e njoh Ikardin dhe e dija që nga dita e parë që do ta ngrinte këtë trofe. E mbaj mend shumë mirë ditën kur e binda, në Paris. Sot ne festojmë me ju, ëndrra jonë është realizuar. Nuk do ta harrojmë kurrë familjen tonë Galatasarai, do t’ju mbajmë përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan Uanda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"