Lenjani në formë, gjen rrugën e rrjetës edhe në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 16:59

Lenjani në formë, gjen rrugën e rrjetës edhe në miqësore

Ermir Lenjani ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësore, me skuadrën ku ai aktivizohet Sionin.

lenjanu1

Lojtari i Kombëtares ishte ai që kaloi në epërsi ekipin e tij, në minutën e 9-të të sfidës, ndaj Yverdon, takim që përfundoi në barazim 1-1.

Edhe pse Sioni kaloi në avantazh shumë shpejt, jo vetëm që nuk arriti të shënonte një tjetër gol, por u barazua në fund.

Shenja të mira këto për lojtarin shqiptar, që shpesh herë ka qenë deçiziv për ekipin e tij në këtë sezon.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"