Lenjani hero, gol edhe Sadiku, çmenduri shqiptare në Zyrih-Luzern (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2015 | 11:59

Lenjani hero, gol edhe Sadiku, çmenduri shqiptare në Zyrih-Luzern (Video)

lenjaniDebutim ëndrrash për Ermir Lenjanin. Mesfushori ka shënuar gol me vlerën e tri pikëve për ekipin e tij të ri. Futbollisti i Kombëtares ka bindur që në takimin e tij të parë me skuadrën e re, edhe pse ka vetëm pak ditë që u është bashkuar në stërvitje. Një paraqitje që ka hedhur poshtë tetë muajt e tij te Renë. Ndeshja e parë e Lenjanit me ekipin e ri ka qenë në shtëpi kundër Reims dhe shqiptari ka mjaftuar që ekipi i tij të fitojë tri pikë. Fitore që është e dyta në tri javë kampionat, ku Nantë ka barazuar në ndeshjen e kaluar. 26-vjeçari ka luajtur titullar në këtë takim dhe besimi i dhënë nga trajneri, është shpërblyer në mënyrën më të mirë.

Zvicër- Ndeshje e çmendur mes Zyrihut dhe Luzernës. Armando Sadikut i janë dashur vetëm tri minuta lojë dhe e ka bërë trajnerin e Zyrihut që të pendohet. Kulei është ndëshkuar me karton të kuq. Hyka ka hyrë si zëvendësues dhe ka asistuar. Migjen Basha debuton në goleadë. Gjithçka shqiptare në këtë takim. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 84-t, për të barazuar shifrat në 2-2, pasi kishte vetëm tri minuta që ishte futur në fushë si zëvendësues. Por, takimi ka përfunduar me goleadë dhe kanë qenë shqiptarë të tjerë që kanë festuar. Jahmir Hyka është futur në minutën e 66- të dhe ka asistuar në golin e katërt të Luzernës. Në këtë takim ka debutuar edhe Migjen Basha.

Kroaci- Megjithatë, dita e djeshme ka sjellë një tjetër përballje “kuqezi”. Në Kroaci, në fushën e lojës kanë qenë tre shqiptarët e Kombëtares: Rrahmani, Roshi e Balaj. Tre futbollistët kuqezinj kanë qenë titullarë në këtë takim, ku ish-mbrojtësi i Partizanit ka dalë i humbur përballë ekipit të dyshes Balaj-Roshi. Një ndeshje në të cilën skuadra fituese ka kaluar në avantazh që në minutën e shtatë, ndërkohë që Tomasov ka bërë dopietë në të 84-n për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij. Balaj e Roshi janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në fraksionin e parë të lojës, ndërkohë që fieraku është detyruar të zëvendësohet në minutën e 61-të, për shkak se tri minuta më parë, Rijeka ka mbetur me dhjetë vetë në fushën e lojës, pas daljes me karton të kuq të Leskoviç.

Bundesliga 2- Amir Abrashi vijon që të bëjë paraqitje pozitive me Freiburgun që ka arritur të fitojë ndaj Duseldorfit në transfertë

Ermir Lenjani shënon golin e fitores për Nantesin në debutimin e tij

Posted by Koha.net on 2015-08-22

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"