Lenjani dhe Ademi marrin shtetësinë shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2013 | 9:16

Lenjani dhe Ademi marrin shtetësinë shqiptare

LenjaniEmir Lenjani mund të luajë tashmë me kombëtaren kuqezi, pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Mesfushori i St Gallenit ishte ftuar nga De Bazi u ftua për dy  ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Zvicrës dhe Qipros, por për mungesë dokumentacioni nuk luajti dot me kombëtaren shqiptare. Pengesë e cila është superuar tashmë zyrtarisht, sepse është dekretuar me shtetësi shqiptare nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Edhe një kandidat për Kombëtaren U-19, Faton Ademi, ka marrë shtetësi shqiptare. Futbollisti 18-vjeçar, i cili luan me ekipin e Herta Berlinit U-19 është dekretuar me shtetësi shqiptare, dhe së këndejmi është i gatshëm të jetë nën urdhërat e Foto Strakoshës për eliminatoret që Kombëtarja U-19 nis së shpejti.  Ademi luan si sulmues, ndërsa në dy paraqitjet e tij  me Shqipërinë në miqësore ka shënuar dy gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"