“Lengle e ka marrë shumë personale, titulli është i hapur”, Kuman: Barcelona duhet t’i “vrasë” ndeshjet më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 19:04

“Lengle e ka marrë shumë personale, titulli është i hapur”, Kuman: Barcelona duhet t’i “vrasë” ndeshjet më shpejt

Ronald Kuman merr në mbrojtje Lenglenë dhe thotë se duhet të rriten të gjithë si skuadër për të arritur rezultate pozitive. Sot katalanasit do të luajnë ndeshjen e prapambetur kundër Elçes dhe duan që të ngushtojnë diferencat me kreun.

kUMAN

MBROJTJA – “Ndonjëherë varet shumë nga përqenrimi. Nëse nuk e mbyll ndeshjen, është gjithmonë e vështirë. Kemi shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe duhet ta pranojmë këtë gjë. Kam folur me mbrojtësit dhe skuadra është mjaftueshëm e fortë për të arritur rezultate pozitive. Jemi gjallë dhe duhet thjesht përqednrim”.

LIDERËT – “Mendoj se kemi disa liderë. Në mbrojtje kemi Pikenë, Roberton, Albën, Busketsin dhe Leon në sulm. Ka personalitet në skuadër. Ata duhet të tregojnë rrugën për të rinjtë sepse janë lojtarë me personalitet. Ka ende kampionat dhe garë për titullin”.

SITUATA – “Sot jam mirë. Një ditë pas ndeshjes isha i shkatërruar sepse ndihesha përgjegjës dhe mendoja si mund të përmirësoheshim. Nuk i ngremë duart dhe do të gjejmë zgjidhje. Duhet t’i fitojmë ndeshjet për të pasur besim”.

GRIZMAN E DEMBELE – “Duhet të vlerësojmë rastet që kanë pasur. Antuan ka pasur shumë efektivitet në muajin e kaluar. Osman ka pasur 3-4 raste, 2 mundësi të mira dhe njërën prej tyre duhet ta shënojë”.

NDESHJET– “Problemi nuk është që nuk krijojmë, por që nuk arrijmë t’i mbyllim ndeshjet. Kemi raste, por nuk kemi shënjestër. Përqindja e shënueshmërisë është shumë e ulët për një skuadër si Barça”.

LENGLE – “Janë vendime që duhet t’i marr si trajner. Një lojtar duhet të jetë me besim edhe për të mirën e grupit. Kam folur me të dhe ai e ka marrë shumë seriozisht dhe personalisht këtë gjë. Është lojtar profesionist dhe djalë i shkëlqyer. E dimë si janë tifozët, por ne po luftojmë”.

MBAPE E HALAND – “Nuk është momenti i duhur për të folur për lojtarë të tjerë. Jemi duke luajtur ndeshje shumë të rëndësishme. Kjo i përket të ardhmes së skuadrës dhe presidentit të ri. Duhet të jemi përqendruar thjesht në ndeshjet që kemi”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"