Lena: S’na intereson forca e kundërshtarit, kemi një skuadër ku është investuar shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 20:21

Lena: S’na intereson forca e kundërshtarit, kemi një skuadër ku është investuar shumë

Nijaz Lena ka besim se Teuta do të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mesfushori i ekipit durrsak thotë se lojtarët janë në gjendje shumë pozitive dhe pavarësisht forcës së kundërshtaritm mund t’ia dalin të marrin pikë në Shkodër.

nijaz lena

“Grupi ynë është i plotë, jemi më pak të ngarkuar psikologjikisht në krahasim me ndeshjen ndaj Luftëtarit, pasi luanim në fushën tonë dhe ishte ndeshja hapëse e këtij kampionati për ne. Ndaj Vllaznisë shpresoj që çdo gjë do të flasë për ne, por kjo duke derdhur djersë në fushë. Shkodranët kanë një ekip mjaft të mirë dhe që e kemi vlerësuar gjatë gjithë javës në stërvitje.

Po përgatitemi me seriozitet, pa bërë llogari se me kë do luajmë apo të bëjmë krahasime me forcën e kundërshtarit, për ne e rëndësishme të kemi ecuri pozitive si skuadër, e jo të shohim nëse kundërshtari ka fituar apo jo, nuk shikojmë sa pikë ka marrë dhe sa ka lënë. Për ne rëndësi ka përgatitja dhe ajo çka bëjmë ne në ndeshjet që luajmë.

Nuk dua të bëj deklarata rreth objektiva pasi kampionati sapo ka filluar dhe objektivat ia kemi vënë si detyrë vetes dhe rrugës do të shohim çdo të bëjmë. Kemi një skuadër, në të cilën është investuar shumë. Kemi një staf të kompletuar, kushtet e stërvitjes dhe jo vetëm, janë ndër më të mirat në Shqipëri.”

Lena u pyet gjithashtu nëse ka dëshirë të shënojë gola dhe të jetë vendimtar për ecurinë e ekipit, por ai tha se kjo ka pak rëndësi. Mesfushori i durrsakëve nuk është i fiksuar pas golave, por pas rezultateve të arritura nga skuadra.

“Dua të them që më e rëndësishme është ecuria dhe marrja e tri pikëve, golin ta shënojë dhe mbrojtja, mjafton të fitojmë dhe të bindim në lojë. Unë nuk kam qenë kurrë nga ata lojtarë që kam dashur të shënoj, apo të dallohem mbi kolektivin. Dua që vetëm skuadra të arrijë rezultate pozitive dhe shpresoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur”, ka thënë kapiteni i Teutës.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"