Lena rrezikon të mungojë gjatë, Teuta me probleme para “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 16:48

Lena rrezikon të mungojë gjatë, Teuta me probleme para “demave”

Teuta u është rikthyer përgatitjeve në terren pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik pas ndeshjes me Kamzën ku u mundën 1-0 në shtëpi. Edhe pse ishte parashikuar që përpara stërvitjes të zhvillohej një analizë për humbjen ndaj Kamzës, stafi teknik vendosi që të shtyhet për një moment tjetër.

teuta

Thuajse i gjithë grupi i futbollistëve ishte në dispozicion dhe u stërvit normalisht me përjashtim të qendërmbrojtësit Ante Hrkaç, që u dëmtua në ndeshjen me Kamzën dhe mesfushorit Nijas Lena. 25-vjeçari ka tërheqje të muskulit të këmbës së djathtë (bicepsi femoral), të hënën pasdite lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe sot do të mësohet shkalla e dëmtimit.

Kapiteni Lena, përveçse ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, ka probleme edhe me gjurin e djathtë dhe rrezikon të mos luajë në ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Gjithashtu edhe Anel Dediç nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. 26- vjeçari pritet të mësojë masën e dënimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF pas gjestit antisportiv në sfidën me kamzalinjtë.

Humbja me Kamzën ka lënë pasoja të gjithanshme te “djemtë e detit”, ku përveç aspektit të pikëve, problem mbetet gjendja fizike e disa lojtarëve. Ndaj Partizanit do të kenë disa mungesa të rëndë- sishme. Nëse konfirmohet mungesa e Lenës deri në fund të këtij viti, i bie që trajneri Magani të ketë probleme në përzgjedhjen e formacionit.

lena

PAKËNAQËSIA E TRAJNERIT – Si zakonisht përpara fillimit të stërvitjes, Gugash Magani i mblodhi bashkë të gjithë futbollistët duke u thënë se e kanë zhgënjyer totalisht në ndeshjen me Kamzën. “Prisja shumë më tepër nga ju, keni bërë një ndeshje për t’u harruar. Nuk e kuptova pse nuk reaguat, ne kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe në fund e humbëm prej gabimeve tona.

E kemi thënë disa herë që nuk duhet të gabojmë më, por po vazhdojmë të gabojmë dhe kampionati po ikën. Dua impenjim dhe të jepni shpirtin në fushë, në mënyrë që të kthehemi aty ku na takon. Kampionati ka ulje-ngritje, por tani nuk na lejohet më të gabojmë”, mësohet t’u ketë thënë Magani lojtarëve.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"