Lena: Penalltia ishte 100%, Dediç e bëri rrugë me gjestet antisportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 11:16

Lena: Penalltia ishte 100%, Dediç e bëri rrugë me gjestet antisportive

Teuta dështoi sërish kundër Kamzës duke u mundur në shtëpi në ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Edhe kapiteni Nijaz Lena ka mbetur i zhgënjyer nga performanca e ekipit. “Bëmë një pjesë të parë shumë të dobët, ku nuk e vumë për asnjë moment në rrezikshmëri kundërshtarin.

gjika lena

Nuk patëm asnjë rast dhe kjo është e rëndë për një ekip si ne, sidomos kur luan në shtëpi. Me atë që dhamë në pjesën e parë, e dëmtuam shumë veten dhe loja mori një rrjedhë tjetër”, tha fillimisht Lena për “Panorama Sport”.

A ndikoi ndeshja në mesëjavë me Kamzën?

Ndeshja e mesjavës nuk ndikoi fare sepse ne kishim shumë energji dhe nuk ishim të lodhur. Sot (dje) thjesht nuk bëmë atë që kishim përgatitur gjatë javës dhe kjo ndikoi.

Me këtë humbje, tani jeni në vallen e mbijetesës, të zhgënjyer?

Në kampionatin tonë nëse fiton dy ndeshje flitet dhe je për kompeticionet europiane, nëse humbet atëherë je për mbijetesë. Ne duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të punojmë shumë në fushë, në mënyrë që të kemi vazhdimësi.

Lena

Si do ndikojë kjo humbje në aspektin psikologjik?

Normalisht që nuk ndikon mirë sa i përket aspektit psikologjik, sidomos kur humbet në fushën tënde. Ne jemi një ekip me djem të rinj dhe për ta është e vështirë kur ndodhen në moment delikat.

Çfarë komenti ke për veprimin e Dediçit?

Nuk e prisja një gjest të tillë nga Dediçi, pasi i ndodhi edhe në ndeshjen me Partizanin, ndaj duhet të kishte nxjerrë mësim nga ajo. Por në futboll ndodhin të tilla gjëra.

Momenti i penalltisë?

Arbitri gaboi, ishte 100% penallti. Ajo mund të ndryshonte ndeshjen, por gjyqtari na dëmtoi shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"