Lena: Ne lojtarët jemi euforikë, drejtuesit kërkojnë titullin kampion. Kam qenë kapiten që 20 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 22:13

Lena: Ne lojtarët jemi euforikë, drejtuesit kërkojnë titullin kampion. Kam qenë kapiten që 20 vjeç

Kapiteni i Teutës, Nijaz Lena, e pranon se futbollistët e durrsakëve janë pak euforikë në këtë fillim kampionati. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se drejtuesit kërkojnë që ekipi të luftojë për titullin kampion.

lena

Për ndërrimin

“Është e vërtetë që trajneri bëri ndërrim taktik dhe reagoi mirë sepse ndeshja ishte shumë e acaruar në atë moment dhe unë bëra dy-tre faulla që mund ta lija ekipin me një lojtar më pak. Ndërrimi erdhi në momentin e duhur.”

Për objektivat

“Sa i përket objektivave, e kemi thënë që duam të jemi më lart se vitin e kaluar. S’mund të themi jemi për kampionë por në sport ka shumë të papritura. Sot kundërshtari na e bëri ndeshjen mjaft të vështirë.”

Për euforinë e përmendur nga trajneri Magani

“Patjetër që ne futbollistët jemi euforikë, kush do jetë tjetër. Drejtuesit kanë kërkuar një Teutë kampion dhe ne do ta provojmë.”

Nervozizmi në lojë

“Ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur, kur gjerat nuk shkojnë si duhet ka nervozizëm. Tre pikët ishin më të rëndësishme se loja apo acarimi i kapitenit që duhet të jetë më i qetë në këtë rast.”

Ndjesia e të qenurit kapiten

“Kapiten nuk është hera e parë që jam, e kam mbajtur shiritin te Renova që 20 vjeç, edhe te Flamurtari një periudhe, është hera e tretë dhe është përgjegjësi e madhe. Jemi një ekip i bërë nga e para, një ekip me moshe mesatare 24-25 vjeç. Shiriti është nder dhe kënaqësi që ma besuan mua, por kemi shumë punë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"