Lena: Ndikoi lodhja në mesjavë, nuk kemi eksperiencën e duhur për të dalë kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 16:43

Lena: Ndikoi lodhja në mesjavë, nuk kemi eksperiencën e duhur për të dalë kampion

Për kapitenin e Tetës, Nijaz Lena, barazimi ishte rezultati i drejtë i sfidës së sotme. Për mikrofonin e “Supersport” mesfushori tregon se me pak fat skuadra mund të kishte dalë nga fusha edhe me tre pikë, por ndikoi shumë lodhja në mesjavë.

Lena

Lëshimi i lojës në minutat e fundit

“Kundërshtari luante në fushën e tij dhe pritej që të na sulmonin. Ndikoj lodhja në mesjavë në 20 minutat e fundit. Ky pushim do na bëjë mirë për t’i rikuperuar energjitë e humbur.”

Objektivi i titullit kampion

“Nuk mendoj që ta kam thënë që ne jemi 100% për kampionë. Nuk kemi eksperiencën e duhur. Nuk bëmë shumë sulme. Siç e thashë ndikoi lodhja.”

Për rezultatin

“Kemi humbur 2 pikë. Gjithsesi rezultati ishte i drejtë. Edhe në qoftë se do i kishim marrë 3 pikët do isha i kënaqur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"