Lena: Na ishte premtuar premio, por nuk arritëm ta merrnim. M’u duk sikur topi e kaloi vijën fatale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 19:38

Lena: Na ishte premtuar premio, por nuk arritëm ta merrnim. M’u duk sikur topi e kaloi vijën fatale

Në intervistën pas ndeshjes, Nijaz Lena, u shpreh se lojtarëve i ishte premtuar një premio për ndeshjen ndaj Flamurtarit, por për fat të keq ata nuk arritën ta merrnin. Për rastin e pretenduar nga Flamurtari, Lena tha se gjatë ndeshjes, iu duk sikur topi e kaloi vijën fatale, por nga pamjet është e vështirë të japësh një gjykim të saktë.

lena

Në këndvështrimin tuaj, ishte apo jo gol rasti i Flamurtarit?

“Unë isha tek pika e penalltisë. Në një moment, m’u duk sikur e kaloi vijën, por nga pamjet është e vështirë ta gjykojmë. Nuk ia vlen të them pasi është e vështirë. Përderisa arbitri nuk e ka dhënë, nuk është gol.”

Sa ju kënaq ky barazim sot në Vlorë?

“E dinim që na priste një ndeshje e vështirë. Flamurtari ka bërë mirë këtë sezon. Nuk erdhëm për tu mbrojtur, por na kënaq dhe barazimi. Ne patëm një premio nga drejtuesit, por nuk arritëm ta merrnim. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës.”

A ka Teuta objektiva të rinj, apo nuk duhet të flasim më për këto gjëra?

Edhe në fillim të sezonit, objektivi ynë ishin kupat e Europës. Ne nuk jemi për kampionë. Nuk e di kush na ka cilësuar për kampion. Neve na mungon eksperienca. Më mirë kur i merr ndeshjet me radhë. Kështu kemi fituar 8 pikë në 4 ndeshjet e fundit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"