Lëmshi i mediave greke për “nipin” e Sokol Kushtës, reagon legjenda vlonjate: Më bëhet qejfi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:56

Lëmshi i mediave greke për “nipin” e Sokol Kushtës, reagon legjenda vlonjate: Më bëhet qejfi, por…

Supergoli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, Kristian Kushta, në Ligën e Dytë greke, ka bërë xhiron e mediave helene ditën e sotme. Të shumtë ishin gazetat që i kushtuan artikuj 23-vjeçarit, pas atij goli të shënuar në ndeshjen Karaiskakis- OF Ierapetra.

pjimage (77)

Kristianin e quajtën madje si nipin e legjendës vlonjate, Sokol Kushta. Në mediat greke u përhap lajmi se është i afërm i ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare, por vetë Sokoli, në një prononcim për “Panorama Sport”, e mohoi këtë. “Është fis tjetër shqiptar me mbiemrin Kushta, gjithsesi më bëhet qejfi”, sqaroi shkurtimisht Sokol Kushta për gazetën. Nga sa mësohet, Kristian Kushta është me origjinë nga Elbasani.

158693000_1891675737655831_4522559230132543930_n

Qendërsulmuesi 23-vjeçar është prodhim i akademisë së PAOK-ut, por me selanikasit nuk arriti të luante në elitën e futbollit grek. Ai është nën kontratë me PAOK-un që prej vitit 2016, por çdo sezon është huazuar. Fillimisht luajti në Sllovaki te Zemplin Mihalovce dhe Slavoj Trebishov, ndërsa më pas u rikthye në Greqi për t’u aktivizuar në ekipet e Ligës së Dytë si Aiginiakos, Karaiskakis dhe së fundmi OF Ierapetra.


ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/realizoi-supergol-me-roveshate-flet-kristjan-kushta-kam-studiuar-levizjet-e-ibres-ne-stervitje-nuk-ia-dola-asnjehere4/

http://www.panorama.com.al/sport/video-talen6ti-shqiptar-cmend-greqine-shenon-gol-alla-ibrahimovic-me-roveshate/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"