Lëmsh me stadiumin te Elbasani para ndeshjes, ja ku do luhet me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 12:59

Lëmsh me stadiumin te Elbasani para ndeshjes, ja ku do luhet me Lushnjën

Stres me stadiumin. Kishin gjithë javën që i bënin llogaritë për ta luajtur këtë javë në Cërrik, megjithatë dje patën shpresa që të ktheheshin në Elbasan, por nuk ndodhur. Derisa të dielën luan Partizani-Skënderbeun, verdhebluve u është bërë dalje nga… “Elbasan Arena”. Lajmin e kanë marrë dje në mbrëmje, çka ka pezmatuar edhe stafin teknik dhe lojtarët. Ata shpresonin që të kishin “bonusin” e fushës kundër Lushnjës, por nuk ishte e thënë. Zyrtarisht sot në orën 14:00 do të zbresin në “Nexhip Trungu” për të sfiduar verdhejeshilët pretendentë. Skuadra vjen pas dy humbjesh, ndaj sot kërkohet autokritika.

eLBASANIIII

Objektivi i vetëm është marrja e një rezultati pozitiv, mundësisht fitorja. Elbasanasit kanë më se dy javë që stërviten në kuadër të kësaj sfide dhe kanë pasur më shumë kohë në dispozicion sesa kundërshtari, duke e konsideruar si një shans të mirë. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku shpreh besimin te djemtë që drejton, si edhe vlerëson kundërshtarin. Sipas tij, në këtë duel do të tregojnë fytyrën e vërtetë dhe i kanë lënë pas humbjet në start.

“Vijmë pas një pauze më të gjatë se kundërshtarët dhe jemi gati për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje. Nuk e kemi nisur ashtu si duhet sezonin, por jemi vetëm në javët e para, ndaj nuk ka arsye që të kalojmë në panik. Ndaj Lushnjës kemi bërë gjithnjë ndeshje të mira dhe besojmë se kështu do të ndodhë edhe në këtë ndeshje. Hyjmë për të marrë maksimumin, pavarësisht se kë kemi përballë. Shoh dëshirë tek ekipi që stërvis dhe kjo më jep shpresë për vazhdimësinë. Na mjafton vetëm një zhbllokim për të treguar se nuk jemi një skuadër për të qëndruar në vend të fundit”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën kreu i pankinës elbasanase.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"