“Lëkura e tij është bërë gri”, vjen lajmi i madh për ish-portierin e famshëm në mbarë botën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 21:43

“Lëkura e tij është bërë gri”, vjen lajmi i madh për ish-portierin e famshëm në mbarë botën

“Shëndeti i ish-portierit të famshëm turk Rushtu Reçber po përmirësohet gradualisht”. Këshu shprehet shërbimi spitalor i Axhibedemit për gjendjen shëndetësore të 46-vjeçarit, i cili është shtruar prej ditës së diel pasi është infektuar me koronavirus.

thumbs_b_c_413d9310241f19bef2516591a0c9ae66

Bashkëshortja e tij Isil Reçber tronditi botën ditën e hënë se bashkëshorti i saj vuajti nga simptomat e forta të koronavirusit si: mungesë oreksi, ethe, ndërsa shtoi se lëkura e tij kishte marrë ngjyrën gri.

RUSHTU556
Reçber njihet në mbarë botën si portieri i Turqisë që shkëlqeu në Kupën e Botës Kore e Jugut dhe Japoni në vitin 2002 duke zënë vendin e tretë në botë. Në vitin 2003, ai kaloi te Barcelona, por për shkak të rivalitetit me Viktor Valdesin, ai u kthye sërish te Fenerbahçja. Me Turqinë, Rushtu numëron 126 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"