Lëkundet stoli i Gatuzos, mes alternativave ndodhet edhe ish-trajneri i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 17:17

Lëkundet stoli i Gatuzos, mes alternativave ndodhet edhe ish-trajneri i Interit

Po lëkundet stoli i Xhenaro Gatuzos. E ardhmja e trajnerit aktual të Napolit kalon pa dyshim nga sfida e Ligës së Europës me Granadën e programuar sot në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

gatuzo 1

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, situata mund të përfshijë edhe Luçiano Spaletin, ish-trajnerin e Interit. Në hipotezën e një humbjeje tjetër ose të një dështimi, presidenti napoletan Aurelio De Laurentis mund të vendosë të paraprijë kohët e revolucionit, duke zëvendësuar Gatuzon.

spaleti

Më i mundshëm mbetet rikthimi i Rafa Benitezit, i vetmi që ka shkuar përtej një telefonate eksploruese. Pista “Spaleti” mbetet e vështirë, edhe pse ka një kontratë deri në qershor me Interin. Ndërkohë që Sarri mund të konsiderohet për qershorin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"