Lëkundet pankina e Zidan, Perez thërret Lëvin te Reali

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 12, 2018 | 12:13

Lëkundet pankina e Zidan, Perez thërret Lëvin te Reali

E di që nuk do të jem në stolin e Realit të Madridit deri në vitin 2020″. Ndoshta ishte një batutë, ndoshta ishte një e vërtetë e madhe e fshehur nën një deklaratë të një Zinedin Zidani jo shumë të kënaqur, pas barazimit 2-2 me Numancian në Kupën e Mbretit,…

E di që nuk do të jem në stolin e Realit të Madridit deri në vitin 2020″.

Ndoshta ishte një batutë, ndoshta ishte një e vërtetë e madhe e fshehur nën një deklaratë të një Zinedin Zidani jo shumë të kënaqur, pas barazimit 2-2 me Numancian në Kupën e Mbretit, që gjithsesi, i solli kualifikimin “galaktikëve”.

Zidan

Fakti që kampionët e botës duken pak të uritur pasi fituan gjithçka për dy vite me radhë, ka ngritur zëra të fortë se e ardhmja e tij te Reali i Madridit është e firmosur.

E përditshmja katalanase “Sport” ka nënvizuar dje se tashmë mes trajnerit francez dhe presidentit Florentino Perez, marrëdhënia është në ngricë totale.

Zidan

Paraqitjet e dobëta në kampionat e kanë nervozuar shumë numrin një, sepse pavarësisht faktit se në Champions janë kualifikuar për në 1/8-at, së fundmi, duket qartë që skuadra nuk po e ndjek më trajnerin e saj.

Për këtë arsye, në selinë e Realit kanë nisur bisedimet për të gjetur pasuesin e tij dhe emri më i kuotuar është ai i Joakim Lëvit. Trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë është profili që Florentino Perez kërkon të ketë në stolin e skuadrës.

Lëv

Edhe pse Lëv ka një kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2020, pa dyshim që kjo marrëveshje do të rishikohet edhe njëherë, duke parë sesi do të shkojë Botërori në Rusi.

Fundja, edhe pse Joakim Lëv ndihet si një mbret në stolin e Gjermanisë, është po kaq e qartë se ftesa nga Reali i Madridit të vjen një herë në jetë dhe pa dyshim që një aventurë në “Olimpin” e klubeve europiane, do ta bënte gati perfekte karrierën e trajnerit gjerman.

poketino

Por, nëse Joakim Lëv do të ketë guximin që të refuzojë stolin e Realit të Madridit, emri i dytë në listën e presidentit Perez, është ai i Mauricio Poçetinos.

Strategu i Totenhemit është një figure serioze, por ndoshta pas këtij emri mund të fshihet një dopio tratativë, për të sjellë edhe sulmuesin Herri Kejn në Madrid. ‘

Përgatiti: JETON STAMOLLA






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com