Lëkundet Gatuzo, një emër i njohur “parakalon” Konten për stolin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 18:46

Lëkundet Gatuzo, një emër i njohur “parakalon” Konten për stolin e Milanit

Vendi i Gatuzos në krye të Milanit sa vjen e lëkundet akoma më shumë. Zërat për pasuesin e tij tashmë kanë nisur të qarkullojnë. Sicc raportojnë mediat italiane, emrin e Kontes, i cili shihej si trajneri i ri i mundshëm i Milanit, duket se në orët e fundit, e ka kaluar Roberto Donadoni.

C_29_articolo_1242736_upiImgPrincipaleOriz

Momentalisht pa skuadër, pas aventurës me Bolonjën, në Itali të gjithë i njohin relatat e tij të mira me Leonardon dhe Maldinin, dhe nuk do ishte aspak e vështirë ta bindnin 55-vjeccarin të kalonte në drejtimin e Milanit.

Këto janë ditë deccizive në shtëpinë e “djallit”, që pas humbjes në derbi, po shohin seriozisht pozicionin e Gatuzos. Tifozët kërkojnë kthesën, dhe ai që mund ta pësojë, është pikërisht Rino Gatuzo. Ndeshjet ndaj Betisit në Europë, dhe ajo në fundjavë ndaj Sampdorias duket se do të jenë vendimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"