“Leksion” nga Kosova, flet Ademi: Qeveria nuk dha 5 milionë euro vetëm për sportin, klubet nuk do paguajnë asgjë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:54


“Leksion” nga Kosova, flet Ademi: Qeveria nuk dha 5 milionë euro vetëm për sportin, klubet nuk do paguajnë asgjë deri në fund

Kosova ka dhënë një shembull shumë të mirë për të gjithë, teksa qeveria e këtij vendi ka menduar edhe për sportin, ku ka akorduar 5 milionë euro për Minsitrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportin.trg

Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, presidenti i FFK, Agim Ademi, është shprehur se pavarësisht se çfarë do të ndodhë federata do të ndihmojë të gjithë klubet dhe lojtarët. Gjithashtu presidenti i federatës është shprehur se klubet deri në fund të sezonit nuk do të paguajnë asgjë, për shkak të situatës së vështirë që vendi po kalon.

“Punojmë më shumë online nga shtëpia. Tani jemi 24 orë non stop duke punuar, por këtë herë nga interneti. Situata financiare? E rëndësishme është jeta. Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për Ministrinë e Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment. I kemi dhënë një ndihmë që në fillim.

Të gjitha klubeve iu kemi thënë se jemi në krahun e tyre për gjithçka. Do i lirojmë të gjitha klubet nga obligimet, nuk do paguajnë as për arbitra as për gjë deri në fund të sezonit. Vetëm për dënimet nëse do ketë nuk do falim asgjë. Do mundohemi të japim ndonjë shumë, për të ndihmuar të gjithë sadopak. Do mundohemi të ndihmojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Ne jemi solidarë dhe për këtë punë deri tani nuk kemi pasur shumë probleme.

Më vjen mirë që edhe disa futbollistë që ishin të dëmtuar janë rikuperuar. Gjithashtu do të bëjnë një gjest shumë të madh, teksa do të sjellin ndihma për vendin tonë. Pavarësisht se janë jashtë ata tani mendojnë për të gjithë. Jam shumë i lumtur për ta. Në Kosovë nuk ka aq shumë raste dhe shpresojmë që të kthehemi shpejt në normalitet. Të gjitha që do na kërkohen ne do i ndihmojmë. Nëse preket një nga futbollistët tonë, do të jemi  ne që do i heqim të gjitha.agimademiprofil-e1528965640900-780x439_1530884166-7107422

Shifra e humbjes? Ende nuk e dimë, pasi nuk e dimë sa do zgjasë. Mendoj se kampionatin do ta përfundojmë, pavarësisht se do të ketë ngarkesë. Nëse fillojmë në javën e dytë të majit dhe mendoj se e mbyllim gjithçka në kohë. Ne do të ndihmojmë të gjitha klubet, pavarësisht kampionatit, duke përfshirë këtu edhe arbitrat.

Sigurisht do të jetë një shumë e mbijetesës, por do të mundohemi të bëjmë aq sa kemi mundësi dhe ti ndajmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka shumë njerëz që varen nga futbolli dhe ne do të ecim me një rrjedhë që të ndihmojmë të gjithë. Klubet më të mëdha në botë kanë ulur pagat e lojtarëve, ne do i mundësojmë lojtarëve që të ulin pagat me 50% dhe do të kenë mundësinë të sqarohen me klubet.

Vendimi për dënimin me burg? Nuk pritet mirë ky vendim. Është diçka që e kam pasur në 2012, unë kam bërë ankim në gjykatën supreme e cila ka faktet për ta kthyer këtë vendim.”, u shpreh Ademi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com