Leksione krenarie nga Amir Abrashi, mesfushori në karantinë për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 11:32

Leksione krenarie nga Amir Abrashi, mesfushori në karantinë për Kombëtaren

Amir Abrashi ishte në fushë në të dyja ndeshjet që Shqipëria zhvilloi në transfertat e largëta ndaj Kazakistanit si dhe ndaj Lituanisë. Tani, mesfushori është i detyruar që të qëndrojë në karantinë në Fraiburg, megjithëse tamponët e testeve për Koronavirusin i kanë dalë negativë.

Abrashi

Mirëpo, pikërisht kjo zgjedhje me dëshirë e lojtarit, edhe duke ditur masat shtrënguese që do të vuante, është një leksion krenarie. Shumë prej kuqezinjve munguan në thirrjen e bërë nga trajneri Reja për ndeshjet e tetorit. Mes tyre: Klaus Gjasula, Lindon Selahi, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi.

Për dy të parët, në Gjermani dhe Holandë, ekziston i njëjti rregull si për Abrashin, pra që duhet të kryenin periudhën e karantinës pas kthimit, por kanë preferuar që të qëndrojnë me klubet e tyre, Hamburg dhe Tuente. Ndryshe ka qenë vendimi i mesfushorit të Fraiburgut që e ka pranuar me vetëdije diçka të tillë.

“Lojtari është futur në karantinë dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pavarësisht se ka dalë negativ pas tamponëve që ka kryer. Ai ka biseduar me klubin dhe e ka pranuar këtë situatë për të mos munguar në Kombëtare”, ka bërë me dije prestigjiozja “Kicker”. Kombëtarja ka për momentin shumë afrime dhe alternativa, por veprimi dhe vendimi i Abrashit shërben shumë për të treguar edhe lidhjen me fanellën dhe sakrificën për ekipin përfaqësues duke e respektuar dhe konsideruar prioritet edhe përpara klubit ku është nën kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"