Leksion nga Italia, ish-trajneri: Partizani për titull se iku Moxhi, tifozët e kuq e meritojnë trofeun (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 21:22

Leksion nga Italia, ish-trajneri: Partizani për titull se iku Moxhi, tifozët e kuq e meritojnë trofeun (E PLOTË)

Mario Kapeçe u afrua te Partizani në janar të 2016-ës si trajner portierësh dhe u largua në mesin e tetorit të 2017- ës. Motivacioni i largimit të trajnerit italian ishte: për arsye familjare. Por e vërteta ka qenë ndryshe, pasi Kapeçe nuk ndihej “rehat” nën “mbretërim” e patriotëve të tij italianë, Luçiano Moxhi dhe Antonelo Preiti.

kapece trajneri portiereve

Në asnjë rast Kapeçe nuk ka preferuar të japë arsyet e vërteta të largimit, por me “shigjetat” e tij ka lënë të kuptojë. Gjë të cilën ai e përmendi edhe në prononcimin që dha dje për “Panorama Sport”. Kapeçe pohoi se Partizani këtë vit është për titull, pasi ka shpëtuar nga “Big Luçiano”, që sipas trajnerit italian, Moxhi bëri keq te të kuqtë gjatë qëndrimit të tij. Pas largimit nga “demat”, Mario Kapeçe e ka vijuar karrierën si përgatitës portierësh në Rumani, te Universiteti Krajova.

hoxha dhe kapece

I pyetur se a e ndjek Partizanin dhe a shikon ndryshime nga një vit më parë, trajneri Kapeçe u shpreh: “Nga Partizani jam larguar fizikisht, por ndeshjet e skuadrës i ndjek edhe në Rumani, pasi kam abonim në televizor për të parë futbollin shqiptar.

ILIR CARA

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"