Lëklerk nuk gjen ngushëllim pas gafës së radhës me Ferrarin: E papranueshme! Nëse humbim kampionatin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2022 | 21:01

Lëklerk nuk gjen ngushëllim pas gafës së radhës me Ferrarin: E papranueshme! Nëse humbim kampionatin…

Sharl Lëklerk është i ndërgjegjshëm se titulli kampion këtë vit mund të përfundojë në duart e Maks Verstapen jo vetëm për meritë të holandezit. Makina Ferrari ka qenë konkurruese, por gabimet nga skuadra apo nga vetë piloti, kanë bërë të mundur që Verstapen të shkëputet në kryesim.

dfg

Sot, gafa e radhës e nxori Lëklerk nga pista dhe e bëri që të mbyllte Çmimin e Madh të Francës me 0 pikë, ndërsa rivali i tij për titullin mori pikë të plota për fitoren dhe xhiron e shpejtë. Titulli kampion tashmë duket i pamundur, me përjashtim të ndonjë të papriture të madhe nga Verstapen dhe Red Bull, ndaj Lëklerk ishte shumë autokritik me veten.

“Nuk mund të bëj gabime të tilla. Nuk kishte punë marshi këtë herë”, tha ai para gazetarëve duke pranuar se përplasja me barrierat ishte tërësisht faji i tij. “Që nga fillimi i vitit jam në një nivel shumë të lartë, ndoshta më të mirin e karrierës time. Por nëse bëj këto gabime, nuk shërben për asgjë. Është e papranueshme. Nëse në fund të vitit do të humbim kampionatin për 33 pikë, ato që lashë në Imola dhe këtu, do ta dimë ku e kemi humbur. Dhe do e dimë që e kam humbur unë”, tha piloti i Ferrarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"