Lekaj shigjeton Cungun dhe Grimën për seleksionimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 16:53

Lekaj shigjeton Cungun dhe Grimën për seleksionimet

Deklarata e Senad Lekajt në “Panorama Sport” ka bërë një jehonë të madhe dje në qytetin e Shkodrës. Mesfushori nuk është ndalur, por për të sqaruar edhe një herë ato që ka thënë në gazetë ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një reagim tjetër, ku këtë herë fliste me emra konkretë, duke shigjetuar Armando Cungun dhe Armir Grimën për seleksionimet.

senad lekaj

“Së pari, dua të sqaroj se për sa i përket Bashkisë Shkodër, me kryetaren dhe drejtuesit e tjerë, unë nuk kam asnjë gjë që i cenon ata. Në fillimet e mia si futbollist, nga njerëz të caktuar që e rrethonin ekipin e Vllaznisë më është bërë kjo gjë.

Unë me këtë deklaratë dua të them që tani përsëri isha pranë Vllaznisë, se mos vallë ndokush aty brenda ka pritur që t’i drejtohem në këtë mënyrë, pra me zarf me para që unë të jem pjesë e Vllaznisë. Trajneri Cungu, bashkë me Grimën, nuk po bën zgjedhjet e duhura në seleksionime. Po vijnë shumë lojtarë nga Mali i Zi dhe këto të fundit janë ata që në fund do të firmosin për Vllazninë, sepse ka brenda saj përqindje të lart interesash menaxherësh.

lekaj plori

Lojtarëve shkodranë nuk po u jepet mundësia sepse nuk japin për bluzën e Vllaznisë, sipas këtyre… Edhe një herë ju bëj të ditur që me Bashkinë dhe drejtuesit e saj nuk kam asgjë sa i përket deklaratës që kam bërë në gazetë”, sqaroi Lekaj. Mesfushori ka lindur në Shkodër më 29 gusht 1989. Ai e ka nisur karrierën me ekipet e moshave në qytetin e vendlindjes. Më pas, është transferuar tek Ada, ndërsa ka luajtur edhe për Burrelin e Tërbunin. Në sezonin e kaluar luajti vetëm tetë takime me skuadrën e Kastriotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"