Lejoi të largoheshin Lukakun, Sançezin dhe Jangun, Solskjaer surprizon: Nuk pendohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 17:22

Lejoi të largoheshin Lukakun, Sançezin dhe Jangun, Solskjaer surprizon: Nuk pendohem

Trajneri i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer nuk pendohet që lejoi të largoheshin Lukakun, Sançezin dhe Eshli Jangun drejt Interit, dhe pretendon se do bënte të njëjtën gjë. Zikaltërit nënshkruan me Lukakun dhe huazuan Aleksis Sançezin verën e kaluar përpara se të merrnin në janar edhe Eshli Jangun, por norvegjezi pretendon se nuk do ndruyshonte gjë edhe nëse do kthehej prapa në kohë.

lukaku

Mançester Junajtid kurrë nuk e zëvendësoi Lukakun dhe hasi vështirësi të mbulonte vendin e lënë bosh nga sulmuesi belg. “Duhej të merrja vendime që besoj ishin për të mirën e klubit”, tha Solskjaer në konferencë për shtyp. “Vendimi që morëm verën e kaluar për të afruar dhe për të larguar lojtarë në opinionin tim ishin në të mirën e klubit dhe skuadrës.

Unë do merrja sërish të njëjtat vendime edhe nëse do kthehesha pas në kohë”, përfundoi trajneri i Mançester Junajtid Solskjaer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"