Leister refuzon 75 milionë euro, Çelsi i afrohet rekordit botëror për të siguruar mbrojtësin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 11:00

Leister refuzon 75 milionë euro, Çelsi i afrohet rekordit botëror për të siguruar mbrojtësin e ri

Tod Bohli duket se ka vendosur të futë dorën në portofol dhe të kënaqë trajnerin e Çelsit, Tomas Tuhel, në të gjithë kërkesat që ai ka, pa menduar shumë për shpenzimet. Blutë tashmë i janë vërsulur me kuptimin e plotë të fjalës disa objektivave në merkato dhe po paguajnë shifra të çmendura për ta.

asdasdasdasdas

Nëse për Kukureja do të paguhen mbi 60 milionë euro për ta marrë nga Brajton, shumë mbi vlerën në treg të lojtarit, londinezët po bëjnë të pamundurën që të afrojnë edhe një qendërmbrojtës nga Leister, Uesli Fofana.

Sipas mediave britanike, Leisteri ka refuzuar ofertën e parë prej rreth 75 milionë eurosh për futbollistin 21-vjeçar, duke bërë të qartë se kërkon më shumë. Dhe oferta e dytë e Çelsit nuk ka vonuar. Sipas “The Times”, londinezët kanë ofruar rreth 82 milionë euro për lojtarin, duke iu afruar ndjeshëm shifrës rekord për një mbrojtës. Ajo i përket Mançester Junajtid që pagoi 87 milion euro për Herri Meguajër kur e bleu në vitin 2020 po nga Leisteri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"