“Leiçesteri bëri histori? Njihuni me mrekullinë e Shqipërisë” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2016 | 16:30

“Leiçesteri bëri histori? Njihuni me mrekullinë e Shqipërisë” (VIDEO)

Kualifikimi historik i Shqipërisë në finalet e Europianit që do të zhvillohet pas pak ditësh në Francë, bëri jehonë në mediat ndërkombëtar në vitin që lamë pas, por një video e publikuar së fundmi nga “Eurosport”, i krahason kuqezinjtë me mrekullinë që ekipi i Leiçesterit arriti në Premier Ligë duke fituar për herë të parë titullin kampion.

Materiali filmik është publikuar këtë të premte në faqen zyrtare të “Eurosport” në rrjetin social “Facebook”, profil i cili ndiqet nga më shumë se 6 milionë e 800 mijë fansa.

Video nis me çastet e festimit të kuqezinjve pas fitores së fundit në Armeni me rezultatin 0-3 dhe më pas bëhet një krahasim i ngjitjes në renditjen e FIFA-s nga vendi i 96-të në vitin 2009 dhe deri më sot, me pjesëmarrjen në finalet e “Francë 2016”.

Si arritja më e madhe në grupet eliminatore përmendet fitorja me Portugalinë (0-1), ndërsa nuk shmangen edhe incidentet që ndodhën në stadiumin e Beogradit, që sollën humbjen e Serbisë në tavolinë me rezultatin 0-3, pas vendimit të gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"