Lei Kraja zëvendëson Hygerta Sakon? Zbulohet televizioni ku do ta shohim moderatoren këtë sezon të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 14:54

Lei Kraja zëvendëson Hygerta Sakon? Zbulohet televizioni ku do ta shohim moderatoren këtë sezon të ri

Në sezonin e ri, Lei Kraja nuk do të jetë më pjesë e “Euronews”. Ditën e djeshme, moderatorja zbuloi se po përgatitet për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”.

lei kraja hygerta sako (7)

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën shfaqej e veshur me jeshile, e grimuar dhe me flokë me onde. Krahas saj, Lei shkroi “projekt i ri” dhe etiketoi pikërisht “RTSH-në”.

lei kraja hygerta sako (5)

Ndërkohë, Iva Tiço, ka publikuar promon e emisionit të Fjodora Fjorës, në të cilin shihet edhe Lei Kraja, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e saj. Emisioni, i cili titullohet “Ditë pas Dite” do të transmetohet nga e hëna në të premte në “RTSH”, duke nisur që nga gjashtë shtatori.

iva tico

Krahas postimit ajo shkroi:

Dola për një kafe me Fjodora Fjorën dhe e gjeta veten kryeredaktore në emision të përditshëm. Nuk kishte si t’i thoja jo projektit të saj, sepse më përfshin në punën që dua më shumë: gazetarinë.

Ne këtë emision nuk jam e ulur në studio (vetëm në raste të veçanta që do më dojë Fjodora dhe të tjerët), por do jenë çdo ditë të përhershëm bashkë me të një super ekip: Mariza Ikonomi, Lei Kraja, Santana Comora, Klajd Gorica dhe çuna e goca, gazetarë me pasion për të cilët jam e bindur që do dëgjoni shumë.

Dhe sigurisht çdo ditë të ftuar, emra të njohur e të rinj, profesionistë të mirë, njerëz që kanë ç’të thonë e të tregojnë… shkurt, mezi po pres të ndajmë së bashku pasditet në “Ditë pas dite” në RTSH1 HD”.

lei kraja hygerta sako (9)

Nuk dihet nëse Lei do të zëvendësojë edhe Hygerta Sakon, e cila nuk do të jetë pjesë e ekranit këtë sezon. Kjo sepse, “Panorama Plus” zbuloi pak javë më parë se Hygerta do të jetë një nga personazhet që do të marrë pjesë në “Big Brother VIP”, i cili do të nisë transmetimin në muajin tetor.

lei kraja hygerta sako (10) lei kraja hygerta sako (8) lei kraja hygerta sako (6) lei kraja hygerta sako (2) lei kraja hygerta sako (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"