Lei Kraja, kush është prezantuesja seksi që po çmend tifozët e Kampionatit Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2018 | 16:42

Lei Kraja, kush është prezantuesja seksi që po çmend tifozët e Kampionatit Botëror

Leila Kraja, e njohur si Lei, është figura e re në televizion në emisionet sportive të “Digitalb”, ndërsa më parë për të kishim dëgjuar se ka marrë pjesë në “Miss America”. Lei ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni, por rikthimi në Shqipëri e përballi me një pasion të ri për televizionin.

Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani, krah kolegëve dhe futbollistëve, me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta. Lei është një nga prezantueset seksi që po shoqëron netët e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, duke çmendur tifozët e sportit me format e saj. Pasionin për modelingun gjithsesi nuk e ka lënë pas dore. Vajza që bie shpesh në sy për pamjen e saj dhe fizikun perfekt dhe tërheqës, ka treguar për “Who” sekretet që fshihen pas formave prej modeleje.

“Gjëja e parë që konsumoj në mëngjes është uji me limon dhe mjaltë, i shoqëruar me vitamina. Fatkeqësisht nuk kam orare të caktuara për të ngrënë për shkak të angazhimeve. Jo më kot lëviz shumë në peshë, por mëngjesin gjithmonë e ha. Konsumoj dy vakte, por ha shumë gjëra ndërmjet tyre. Nuk ka disa ushqime që i konsumoj më shumë. Unë ha me variacion dhe mundohem t’i përfshij të gjitha. Nuk besoj në dieta, për shkak se ndikon te gjendja ime psikologjike dhe nuk funksionojnë kurrë”, tregon ajo.

“Përsa u përket ushtrimeve, për konstruktin tim vlen vrapi dhe mundohem të paktën tri herë në javë të bëj vrap. Normalisht edhe të eci sa më shumë është e mundur. Unë jam llupëse dhe ha gjithçka, por ushqimi që urrej është hudhra për shkak te aromës që lë pas”, përfundon ajo.

leila kraja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"