Legjionarët/ Hysaj super, Gjimshiti “gjysmë” goli përballë mesfushorit Ajeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 19:54

Legjionarët/ Hysaj super, Gjimshiti “gjysmë” goli përballë mesfushorit Ajeti

Elseid Hysaj dhe Napoli nuk falin Spalin, fitojnë minimalisht dhe rikthehen në krye të renditjes, duke iu kundërpërgjigjur Juves. Mbrojtësi i djathtë shqiptar meritoi në fund notën 6.5: “Me pak i përfshirë sesa zakonisht, por ofron si gjithmonë cilësi dhe garanci në zotërimin e topit. Mbulon zonën e tij pa probleme dhe është gjithmonë i gatshëm, kur thirret nga shokët e tij, edhe në fazën sulmuese”.

hysaj

Berat Gjimshiti 6 – Derbi i tij kundër shokut të kombëtares, Arlind Ajeti, rezultoi shumë pozitiv për mbrojtësin Berat Gjimshiti. Titullar dhe për 90 minuta në fushë, 24-vjeçari ishte protagonist në të keq e në të mirë, ndonëse asisti i tij me kokë, në fundin e takimit, i dha suksesin Beneventos.

“Ishte me vonesë ndaj Nalinit, që ofroi asistin për golin e Krotones, me autor Kroçiatan, por përgjithësisht meriton duartrokitje për vëmëndjen dhe sensin e pozicionit që ka në fushë. Nëse Diabate mban firmën e golit të fitores, ai vështirë se do të ishte shënuar pa saktësinë dhe fluturimin e Xhimshitit, i cili kërceu mbi të tjerët dhe gjysma e golit i takon atij. Beneventos shpreson”.

Arlind Ajeti 5.5 – Kundër Beneventos, trajneri i Krotones, Valter Zenga, vendosi që të bëjë një eksperiment me qendërmbrojtësin shqiptar, duke e kaluar në mesfushë, për të shfrytëzuar centimetrat dhe muskujt e Ajetit. Por kjo zgjedhje i pëlqeu deri në minutën e 57-të trajnerit Zenga, me Arlindin që i la vendin Barberisit dhe në fund meritoi notën 5.5: “Eksperimenti Ajeti dha vetëm gjysmën e rezultatit që mendohej, por jo për faj të shqiptarit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"