Legjendat përfaqësuese në ceremoninë hapëse të Bundesligës, Hanoveri zgjodhi Altin Lalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 12:02

Legjendat përfaqësuese në ceremoninë hapëse të Bundesligës, Hanoveri zgjodhi Altin Lalën

Dje ngriti siparin sezoni i ri i Bundesligës në Gjermani. Përpara zhvillimit të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusenit në “Alianz Arena”, u organizua ceremonia e hapjes së edicionit të ri.

bundesliga1

18 klubet pjesëmarrës kishin zgjedhur nga një ish-futbollist që konsiderohet legjendë në radhët e tyre për t’u përfaqësuar në këtë ceremoni. Klubi i Hanover 96 zgjodhi që këtë sezon të prezantohej me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Altin Lala.

bundesliga

bundesliga2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"