Legjenda vlonjate thur elozhe: Punë e jashtëzakonshme e Dajës, ja pse ky Flamurtar më pëlqen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:03

Legjenda vlonjate thur elozhe: Punë e jashtëzakonshme e Dajës, ja pse ky Flamurtar më pëlqen

Veç fitores, tashmë vlonjatët kënaqen edhe nga loja e mirë. Një nga legjendat e Flamurtarit, Sokol Kushta, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka pëlqyer punën e bërë nga trajneri Daja, dhe analizon ekipin në këtë fillim-sezoni.

flamurtari

“Duke ndjekur ndeshjen, dje pashë një ndryshim total mentaliteti nga vitet e shkuara. Pashë një ekip të vendosur mirë në fushë, një ekip me dëshirë dhe që dinte çfarë kërkonte. Pash një ekip fizikisht , taktikisht të përgatitur përballë një kundërshtari të fortë, më të përgatitur për kampionat. Kukësi nuk qe dobët, por Flamurtari qe ai që nuk e la të shpaloste asnjë nga cilësitë e saj më të mira. Megjithëse një ekip i ndërtuar me vonesë, dha akoma pa marrë formën e plotë. Me la shije të mirë, kisha vite që nuk shikoja Flamurtarin të lozte me një takim, me krahë, krose, markime dhe gjuajtje. E gjithë kjo punë i përket stafit të ri dhe Dajës. Kjo nisje është një sfidë e bukur për të dhe duhet të vazhdoje kështu të marrë ato frute që kërkon ai. Një vërejtje për fushën: nuk i takon këtij investimi madhor ajo cilësi fushe, që ndikoi negativisht në cilësinë e lojës” – shkruan Kushta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"