Legjenda Pele reagon pas lajmeve për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore: Ja si qendron e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 23:15

Legjenda Pele reagon pas lajmeve për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore: Ja si qendron e vërteta

Legjenda e futbollit, Pele, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas raportimeve se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Pelee-600x360

Të martën ai u shtrua sërish në spital dhe u tha se  gjendja e brazilianit është duke u  përkeqësuar. Ndërkohë Pele përmes një postimi në “Instagram” ka shkruar se është i fortë, i qetë dhe pozitiv, si dhe me shpresë.

Ai ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin ndaj tij, si dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahëse.

“Miqtë e mi, dua t’iu mbaj të gjithëve të qetë dhe pozitivë. Jam i fortë, me shumë shpresë dhe do ta ndjek trajtimin tim si zakonisht. Dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor për të gjithë kujdesin që kam marrë

Kam shumë besim në Zot dhe çdo mesazh që kam pranuar nga ju, nga e gjithë bota, më mban me energji të plotë. Dhe duke shikuar Brazilin në Kupën e Botës gjithashtu. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Pele.

pELE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"