Legjenda Lampard nuk kursehet për yllin e Mançesterit: Ai është një lojtar “youtube”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 18:43

Legjenda Lampard nuk kursehet për yllin e Mançesterit: Ai është një lojtar “youtube”

Frank Lampard duket se nuk është kursyer për Pol Pogban, kur e ka etiketuar si një lojtar “youtube”. Forma e tij kohët e fundit ka qenë jo pak herë e lëkundur, dhe Murinjo e ka ulur disa herë në stol francezin.

Lampard-Pogba-Manchester-United-News-721808

“Pogrba ndonjëherë bën vendime të këqija në fushë, por nga ana tjetër ndonjëherë bën gjëra fantastike që habisin edhe Murinjon. Pogba është më i talentuar se sa kam qenë unë. Mendoj se ai do më kalonte mua, luan mirë me topin në këmbë, por nuk mendoj se është qëllimi që të driblosh në gjysmëfushën tënde. Janë lëvizje kot në mesfushë. Shumë të rinj e ndjekin atë në YouTube, dhe e mendojnë si të mahnitshëm, por mua nuk më pëlqen” – deklaroi Lampard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"