Legjenda Havier Zaneti: Leo Mesi e meriton rekordin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 21:18

Legjenda Havier Zaneti: Leo Mesi e meriton rekordin tim

Pas mbrëmjes së sotme Havier Zaneti nuk do të jetë më i vetmi argjentinas që ka luajtur 1000 ndeshje në karrierën e tij si futbollist, por zëvendëspresidenti i Interit nuk mund të ishte më i lumtur që do të shoqërohet në këtë arritje nga Lionel Mesi.

zaneti

“Jam shumë krenar për atë që Leo po arrin. Kam luajtur 1114 ndeshje zyrtare dhe e di çdo të thotë ky numër dhe gjithë mundin që të duhet për ta arritur. Unë kam qenë shumë i lumtur kur e kam mbërritur dhe mendoj se Mesi do të jetë njësoj edhe pse jam i bindur që do të mendojë më shumë për skuadrën se për rekordin e tij.

Leo po bën një karrierë të jashtëzakonshme, meriton gjithçka që ka fituar dhe më shumë dhe jam i bindur që do ta arrijë edhe numrin tim dhe do të vazhdojë t’i dhurojë kënaqësi të shumta të gjithë argjentinasve”, u shpreh ish-mbrojtësi i kombëtares bardhekaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"