Legjenda gjermane komenton formën e Bajernit, Balak: Është një mesazh ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 18:20

Legjenda gjermane komenton formën e Bajernit, Balak: Është një mesazh ndaj…

Mikael Balak do të ishte një nga protagonistët jashtë fushës së blertë, duke i bërë një prognozë të përgjithshme ish-klubit të tij në përballjen e “San Siro”-s ndaj Interit: “Bajer vazhdon të mbetet një superfuqi, ata na e dëshmuan edhe një herë se përse kuotohen si ekipi favorit për të fituar trofeun me veshë të gjatë (Champions-in).

BALAK

Në çdo aspekt, ata nuk e ndjenë prezencë e kundërshtarit. Bavarezët dinin të menaxhoni ritmin, atë që Interi u mundua, por pa ia arritur me sukses. Mendoja se sfida do të ishte më e luftuar, të mos harrojmë se zikaltrit kanë lojtarë me mjaft përvojë, por prapë u mungoi zhdërvjelltësia në lojë, atë çka Bajern e impononte në momente të caktuara, nga ku erdhën edhe golat.

Të jem realist, ish-klubi ku unë jam rritur dhe kam punuar, nuk i tregoi veten vetëm ekipit të Inzagit, por edhe kundërshtarëve, se çfarë artilerie vjen nga ky ekip. E rëndësishme është të ruajnë ritmin, nuk besoj se dy ndalesat në kampionat kanë ndryshuar mentalitet. Bajerni e ka suksesin në gjen, ajo fanellë vlen dhe rëndon shumë”, përfundoi 45-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"