Legjenda franceze: VAR-i? Si të bësh seks pa dëshirë!

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 2, 2018 | 21:01

Legjenda franceze: VAR-i? Si të bësh seks pa dëshirë!

Ka shumë mbështetës, por edhe kritikët nuk janë të paktë. Përdorimi i teknologjisë VAR në botën e futbollit po merr gjithnjë e më shumë përhapje, madje së fundmi është zyrtarizuar edhe aplikimi i tij në Kupën e Botës.

VAR

I fundit që ka dalë kundër tij është ish-futbollisti i Bayernit dhe i Kombëtares Franceze, Bixente Lizarazu. Duke iu referuar golit të realizuar nga Falcao në finalen e Kupës së Ligës ndaj PSG, që entuziazmoi tifozët e Monacos, por që u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të pamjeve, 48-vjeçari u shpreh:

“Përdorimi i VAR-it është si të bësh seks pa dëshirë. Atëherë ku ti bëhesh gati të shënosh, të ndalojnë. Kështu u ndjeva në stadium në finalen mes PSG dhe Monacos. Fansat e Monacos ishin shumë të entuziazmuar në momentin e golit të shënuar nga Falcao, pastaj u ndal gjithçka. Është e tmerrshme.”

Më tej Lizarazu u shpreh i zhgënjyer për faktin, se gjithmonë favorizohet e njëjta skuadër.

“Në rastet e dyshimta vendimet jepen gjithmonë në favor të PSG. Tifozët e kanë humbur rëndësinë, sikur nuk janë pjesë e kësaj loje. Tifozi shkon në stadium për të shijuar spektaklin dhe ne po ia mohojmë. Videot duhet t’i përdorim më mirë, të gjithë duhet ta kuptojnë vendimin. Duhet t’i bëjmë njerëzit pjesë të spektaklit”.





www.minuta90.com