Legjenda e Liverpulit: Shaqiri ishte “basti” më i mirë i Jurgen Klopit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2018 | 18:17

Legjenda e Liverpulit: Shaqiri ishte “basti” më i mirë i Jurgen Klopit

Xherdan Shaqiri po kalon një moment të shkëlqyer të skuadra e Liveperulit dhe duket se ka marrë një vëmendje të veçantë në “Anfilld”. Shumë tifozë falsin për të, por jo vetëm. Së fundmi ka qenë edhe legjenda e Liverpulit, John Aldrige i cili ka ngriture në piedestal lojtarin me origjinë shqiptare.

Liverpool-FC-Legends-v-Australian-Legends

“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Kardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë. Ai është absolutisht i shkëlqyer. Mendoj se Shaqiri për 13 milionë paund ishte goditja më e mirë e merkatos verore” – tha legjenda e Liverpulit.

0_FBL-EUR-C1-LIVERPOOL-BELGRADE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"